08:54 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Si e tradhëtoi Barcelona Bayernin në situatën e Coutinhos?

Barcelona ia ka huazuar Coutinhon Bayernit. Por, skuadrës gjermane i ka ngelur hatri në Barçën pasi që skuadra spanjolle e ka thyer marrëveshjen e konfidencialitetit që kishin në rastin Coutinho.

Të dy skuadrat e mëdha ishin marrë vesh që mos të publikohen kushtet e marrëveshjes dhe se ato duhej të mbeteshin vetëm mes palëve.

Por, këtë se ka bërë Barcelona e cila në faqen e klubit ka zbuluar të gjitha detajet financiare të marrëveshjes, shkruan Indeksonline.

“Bayern Munchen do të paguajë 8.5 milionë euro dhe pagat e lojtarit. Marrëeveshja i jep mundësinë Bayernit që të transferojë Coutinhon për vlerën fiks të 120 milionë eurosh” thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Madje, Bayern e kishte cekur menjëherë pas marrëveshjes se të gjitha palët kanë rënë dakord të mos zbulojnë detaje financiare të marrëveshjes./Indeksonline/