11:18 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Si ndodhi vrasja e shokut dhe si më pas ia dogji trupin?

Shkodran Bytyçi është gjetur i vrarë në dalje të Ferizajt pak ditë pasi ishte raportuar si i zhdukur. Shoku i tij, Trimor Lalinovci është personi i dyshuar për vrasjen e tij.

Indeksonline mëson se një borxh i disa muajve ka qenë arsyeja që Lalinovcin e kishte shtyer ta vriste Shkodranin, babain e dy fëmijëve.

Raportet e tyre kanë qenë të mira, deri në momentin kur borxhi ka prishur hesapet ndërmjet vete dhe ka shtyer të riun nga Ferizaj ta kryente aktin më të rëndë.

Dyshohet se Lalinovci e ka ftuar për diskutim Bytyëin, por që më pas e ka vrarë. Trupin e vrarë të tij, më pas e ka djegur, shkruan Indeksonline.

Jozyrtarisht mësohet se Trimor Lalinovci e ka pranuar në deklaratën e parë të tij pas arrestimit, krimin e bërë.

Trimori gjatë këtyre ditëve kritike kishte dhënë një paralajmërim të paqartë në profilin e tij në Facebook.

“Ne fund te nje stuhie na mbeten jo fjalet e armiqve por heshtja e atyre qe deri dje i menduam miq e vllezer” kishte shkruar ai javën e kaluar në Facebook.

Shkodran Bytyëi, ka qenë ekonomist me profesion./Indeksonline/ https://indeksonline.net/ky-eshte-personi-qe-u-gjet-i-vrare-ne-ferizaj/