23:30 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / AR

Si i shmangen rregullave familjet mbretërore? Disa hile që i përdorin për të ‘kapërcyer’ situatat e pakëndshme

Ashtu si të famshmit, edhe pjesëtarët e familjeve mbretërore janë gjithmonë në fokusin e kamerave.

Publiku diskuton çdo hap që ata hedhin dhe çdo gjest që bëjnë. Kjo është arsyeja pse ata duhet të kujdesen për pamjen e tyre si askush tjetër. Në mënyrë që të duken gjithmonë perfekte, zonjat mbretërore përdorin disa hile të vogla por të dobishme.

Bright Side zbulon disa prej këtyre “sekreteve” dhe ju mund t’i ndiqni në foto galerinë më poshtë.

Një veshje më shumë se një herë, por duke e ridizajnuar/ Kate Middleton nuk e ka problem të shfaqet në publik me të njëjtat veshje, por zgjedh t’i shtojë disa detaje të vogla.

Bronzer, në vend të getave/ Anëtarët e familjes mbretërore duhet të veshin geta me ngjyrë neutrale në eventet zyrtare gjatë gjithë vitit, pavarësisht nga kushtet e motit. Kështu thotë protokolli. Por Mbretëresha Letizia e neglizhon këtë rregull pothuajse gjithmonë. Zonja e Parë e Spanjës thjesht vendos brozer në këmbë. Kjo hile i jep lëkurës një pamje të patër dhe me shkëlqim.

Manikyri në ngjyrë neutrale/ Kate Middleton vështirë se mund të shihet ndonjëherë me manikyr të ndritshëm. Besohet se kjo është e gjitha për shkak të protokollit zyrtar. Ndoshta Kate ndjek të gjitha rregullat në mënyrë të padiskutueshme, por nuk mund të lërë pa vendosur manikyrin në ngjyrë shumë të lehtë, pa rënë në sy, por që e duket estetike.

Primer, në vend të fondatinës/ Meghan Markle është një mbështetëse e pamjes natyrale dhe nuk i fsheh faqet e saj të kuqe, pas një shtrese të hollë make up-i. Kështu, ajo vendos vetë primer në disa zona të fytyës, gjatë eventeve të rëndësishme.

Këpucë, në masa të ndryshme nga masa e këmbës/ Kate Middleton duhet të kalojë disa orë në ditë në këmbë për shkak të pozicionit të saj. Kjo është arsyeja pse ajo është kaq e kujdesshme kur bëhet fjalë për zgjedhjen e këpucëve. Dukesha zgjedh madhësinë e saj të këpucëve në varësi të modelit dhe markës. Për shembull, Kate kryesisht blen këpucë verore gati një numër më të madh, pasi e ndihmon të shmangë flluska në rast se këmbët i fryhen nga temperaturat e larta.

Shallet shumëfunksionale/ Sipas protokollit, përfaqësuesit e familjes mbretërore nuk mendohet të heqin xhaketat apo palltot në publik. Kjo është arsyeja pse Elizabeth II dhe Kate Middleton mund të shihen kaq shpesh në pallto elegante me veshje. Kështu, mbretëresha zgjedh pelerinë apo shall që t’i përshatet protokollit dhe ta mbjaë ngrohtë në mbrëmje.