20:04 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Si ka evoluar Mercedes-Benz SL

Mercedes është shquar gjithmonë për modelet saloon. Por kanë qenë modelet sportive ato të cilat i kanë sjellë lavdinë e vërtetë gamës së makinave, dhe modeli SL ka qenë në krye të kësak game. Që nga viti 1955, modeli SL ka qenë makina më e pëlqyer.

Ndërsa Mercedes përgatitet të sjellë gjeneratën e rradhës që ta prezantojë në 2020-ën, le ti hedhim një sy makianve që e bënë modelin SL kaq të njohur.

190 SL (W121)- 1955- 1963– 25,881 të prodhuara

Modeli i parë SL mbërriti në 1955-ën, një vit pas legjendës 300SL ‘Gullwing’. Makina vjen si një version i shkurtuar i saloon-it R121. 190SL ishte më i lirë se sa coupe për tu blerë. Kishte motor me 105 kuaj fuqi, 1.9 litërsh me 4 cilindra.

300SL (W198)– 1957- 1963– 1858 të prodhuara

Automobili sportiv 300 SL  vjen në një version më të përmirësuar të hapësirës që ishte përdorur tek coupe. Gjithashtu kishte motor 3 litërsh me gjashtë cilindra njëlloj si Gullwing, por që prodhonte më pak fuqi, 215 kuaj fuqi. Që nga viti 1961, makina u bë Mercedes-i i parë që kishte frena në katër disqet e rrotave të makinës. Për të theksuar detajet sportive më tepër, kishte grilën e krahut të përparmë, dhe ishte 20 mm më e ulët se 190 SL.107(

Pagoda (W113)- 1963- 1971- 48,912 makina të prodhuara

Njëlloj si 190SL, platforma e Pagoda ishte e derivuar nga modeli saloon W111. Duke qenë se Pagoda ishte shumë më e vogël se paraardhësja W121 dhe më e gjerë, kishte një manovrim madhështor për kohën.

Në 1967-ën doli në shitje Pagoda më e famshme, modeli 280SL. Kishte gjysmën e shitjeve të W113, 170 kuaj fuqi me gjashtë cilindra, që arrinte shpejtësinë 0-100 km/h për 9.3 sekonda. Disa pronarë të famshëm janë: John Lennon, Sophia Loren, Charlton Heston dhe Stirling Moss.

(R107)- 1971- 1989- 237,387 makina të prodhuara

R107 ishte modeli i parë SL i disponueshëm me motor V8. SHBA kishte motorin më të madh 5.6 litërsh V8, por si pasojë e rregullimeve ligjore strikte të emetimeve në SHBA, modeli Euro 500SL ishte modeli më i shpejtë, që arrinte 0-96.5 km/h për 7.4 sekonda, dhe shpejtësi maksimale 225 km/h. Përveç kësaj 2/3 e makinave R107 u shitën në Amerikën Veriore.

(R129)- 1989- 2001- 204,940 makina të prodhuara

Modeli R129 u cilësua si një makinë ‘tourer’ në vend të një makine sportive, me amortizator me presion me gaz, të cilët mundësonin një udhëtim të qetë dhe të gjitha opsionet e një S-Class-i bashkëkohor.

Modeli SL 73 AMG, i shitur nga Mercedes ndërmjet viteve 1997 dhe 2001, kishte të njëjtin motor 7.3 litërsh V12 si Pagani Zonda. Janë shitur vetëm 83 modele SL73.

(R320)- 2001- 2011 – 166,433 makina të prodhuara

Ky model është i njohur duke qenë se u përdor si makinë sigurie në garat e F1 në vitin 2000. R320 ishte në dispozicion vetëm me transmetim automatik, dhe kishte një peshë më të madhe se modeli R129. Motorët kishin një rang prej 228 kuaj fuqi V6 tek 661 kuaj fuqi bi-turbo V12.

(R321) – 2011 deri në ditët e sotme – prodhimi i kësaj makine nuk është mbyllur ende

Njëlloj si gjeneratat e kaluara të SL, R321 kishte teknologjinë më të fundit të Mercedes me opsione si asistent ndihmës për mbajtjen e korsisë, parkimit dhe shikimit gjatë udhëtimit natën, duke i dhënë modelit R321 një nivel tjetër cilësie. Modeli është i njohur për komfortin që ofron përdoruesit.

E ARDHMJA

Mercedes po përgatitet të sjellë ikonën SL në një version më të sheshtë, më të shpejtë dhe me disa karaketiristika të vendosura nga prodhuesi gjerman, divizioni i makinave të performancës së lartë AMG. Fotoja tregon konceptin se si mund të vijë gjenerata e rradhës e modelit SL.

Makina do të prodhohet në punishten e Mercedes Sindelfingen në Gjermani. /Auto Eskpress