11:18 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / B O

Si mbaruan luftërat e pafundme të SHBA-së

Nga Petros Papakonstantinou

Në një artikull historik në revistën “Foreign Affairs” në pranverën e vitit 2020, kandidati presidencial i atëhershëm demokrat Joe Biden përshkroi politikën e jashtme që ai synonte të ndiqte nëse do të fitonte zgjedhjet.

Ajo çfarë ishte thelbësore për angazhimin e tij për t’u dhënë fund “luftërave të pafundme” të Shteteve të Bashkuara – kryesisht në Afganistan dhe Irak, të cilat kanë zgjatur 18 dhe 20 vjet, më shumë se çdo luftë tjetër në historinë amerikane, por edhe përfshirjen ushtarake të superfuqisë në konfliktet shumëvjeçare në Jemen, Siri dhe Somali.

“Ne duhet të vazhdojmë të përqendrohemi në luftën kundër terrorizmit, si jashtë ashtu dhe brenda dhe jo të mbetemi të bllokuar në konflikte që nuk mund të fitohen.

Para se të vinte në pushtet Joe Bideni, dy presidentë të tjerë të SHBA-së, Barack Obama dhe Donald Trumpi, kishin bërë të njëjtin premtim- për t’u dhënë fund “luftërave të pafundme” që kanë shkaktuar mijëra viktima, triliona dollarë humbje pa asnjë përfitim të qëndrueshëm.

Fatkeqësisht për veten e tyre dhe për botën, ata nuk arritën ta mbanin premtimin e tyre, megjithëse arritën të ulnin ndjeshëm numrin e trupave amerikane që ishin të përfshirë në konflikte.

Nuk ka asnjë garanci se udhëheqësi aktual i Shteteve të Bashkuara do të ndryshojë fatin.

Dilemat më të mëdha vijnë aktualisht nga Afganistani. Sipas marrëveshjes së paqes së administratës Trump me Talibanët, kryesisht në mungesë të Qeverisë afgane, 2.500 trupat e e SHBA-së, si 7.000 trupat e mbetura të NATO-s, duhet të jenë larguar nga vendi deri më 1 maj.

Angazhimi i vetëm i talibanëve ishte të ndalonin Al Kaidan ose organizatat e tjera terroriste të fitonin azil. Bideni sigurisht do të dëshironte të vazhdonte këtë linjë në mënyrë që trupat amerikane të ktheheshin në shtëpi deri në pranverë.

Sidoqoftë, zhvillimet në Afganistan e komplikojnë shumë planin e tërheqjes. Siç njoftoi “New York Timesi” të hënën e kaluar, talibanët janë vazhdimisht duke fituar terren, duke rrethuar qytete të mëdha si Kandahari dhe Kunduzi, të cilat mund të bien në duart e tyre të nesërmen, ndërsa bisedimet e tyre të paqes me Qeverinë afgane në Doha të Katarit janë ende në një rrugë pa krye.

Kjo praktikisht do të thotë që, nëse trupat e NATO-s largohen në pranverë, ka shumë të ngjarë që të ndodhin të papritura në Kabul, duke kujtuar rënien e Saigonit në Vietcong në prill 1975.

Joe Bideni nuk ka arritur ende një vendim përfundimtar. Por sigurisht është shumë e vështirë largimi nga fusha e minuar në Irak, ku kanë mbetur 2.500 trupa amerikane, pothuajse tërësisht të përqendruara në zonën kurde në veri të vendit.

Në pjesën tjetër të vendit, madje edhe brenda “Zonës së gjelbër” të blinduar të Bagdadit, trupat amerikane u sulmuan vitin e kaluar nga milicitë siriane proiraniane në shenjë hakmarrje për vrasjen gjeneralit iranian nga Pentagoni.

Të hënën e kaluar, megjithatë, kryeqyteti i Irakut, Abil u sulmua me raketa në një bazë ajrore ku janë vendosur trupat amerikane. Një milici shiite pak e njohur mori përgjegjësinë, ndërsa Teherani kategorikisht mohoi se fshihej pas sulmit.

Kjo nuk i ndaloi gazetat më autoritare në SHBA dhe Evropë që të cilësojnë incidentin si mesazhin e parë të ashpër të Iranit për presidentin e ri të SHBA-së, në një kohë kur pritet vendimi i tij nëse do të kthehet ose jo në marrëveshjen ndërkombëtare të programi bërthamor iranian.

Udhëheqja iraniane tashmë ka caktuar një afat më 23 shkurt, se do të zvogëlojë ndieshëm kontrollet ndërkombëtare në objektet e saj nëse SHBA-ja nuk i heq sanksionet, në një kohë kur priten vendimet e tij për kthimin ose jo të Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit.

Është fakt që Joe Bideni po i lë mundësitë hapur për të përmirësuar marrëdhëniet me Iranin. Ai e la kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në pritje për disa ditë, ndërsa po përgjonte princin e Kurorës të Arabisë Saudite Mohammed bin Salban, një tjetër kundërshtar i Teheranit.

Përveç kësaj, i dha fund mbështetjes së SHBA-së për Soundin dhe luftën e aleatëve të tyre kundër rebelëve Houthi proiranianë në Jemen. Dhe në këtë front, sidoqoftë, Bideni është i detyruar të lëvizë mbi një shtresë të hollë akulli.

Houthët po përgatiten të pushtojnë qytetin e pasur me naftë – Marib, bastioni i fundit i trupave qeveritare në veri të vendit, duke i vendosur Sauditët në një pozitë shumë të vështirë.

Ashtu si në Afganistan dhe Irak, ashtu edhe në Jemen, Bideni rrezikon të akuzohet nga kundërshtarët e tij, në rast të zhvillimeve katastrofike, që janë në favor të rivalëve strategjikë të SHBA-së.