16:01 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / AR

Si mund ta bëni videon përmbledhëse të vitit në Instagram me opsionin e ri

Çdo fundvit na zgjohet dëshira për t’i parë të renditura gjithë kujtimet e jetuara përgjatë vitit.

Falë opsionit të fundit të Instagramit, mund ta bëni këtë me Story-it tuaja, duke përmbledhur momentet më kryesore të 2021-shit, por si ta duhet ta bëni? 

Si mund ta bëni videon përmbledhëse të vitit në

Këtë vit, Instagrami lançoi opsionin Playback, që do të përmbledhë momentet më të bukura të cilat ju i keni postuar gjatë vitit në Stories. Sigurisht, pavarësisht zgjedhjes automatike që programi bën, ju mund të shtoni/hiqni video/foto sipas dëshirës. Ç’duhet të bëni?

Si mund ta bëni videon përmbledhëse të vitit në

1.

Hapni Instagramin dhe shihni në krye të faqes pranë Instagram Stories

2.

Në faqen kryesore do të vini re opsionin 2021 Playback. Klikoni mbi të.

3. 

Nëse ky opsion s’ju shfaqet ende, klikoni tek ndonjë nga miqtë tuaj që e ka bërë më herët videon në fjalë. Nëse është kështu, klikoni mbi sticker-in “2021” dhe kjo do t’ju japë mundësinë të bëni Playback-un tuaj të personalizuar.

4.

Sapo ta gjeni, mund të filloni me modifikimet e videos në detaje. 

5.

Mund të shtoni deri në 10 Story, tekst dhe sticker-a. Në fund mund t’i shtoni dhe muzikën tuaj të preferuar, siç bëjmë në Story-it e zakonshëm.

Si mund ta bëni videon përmbledhëse të vitit në

Instagram 2021 Playback do të jetë funksional për disa javë me radhë dhe nëse nuk shfaqet në profilin tuaj, ndodh sepse ndoshta s’keni postuar shumë gjatë vitit, edhe pse dyshojmë të ketë ndodhur kjo, nëse po kërkoni për një përmbledhje të tillë fundviti.

Burimi: Elite Daily