20:54 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Si mund t’jua shpëtojë jetën tifozllëku i sportit

Zbuloni në cilën mënyrë tifozllëku përmirëson shëndetin tuaj:

Ndjenja e përbashkësisë

“Tashmë me vite psikologët dinë që ndjenja e përbashkësisë është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm”, thotë profesori i psikologjisë sportive, Daniel Wann, nga Universiteti Murray State.

“Shkuarja për të parë ndeshje sportive dhe për të bërë tifozllëk ju mundëson që të lidheni me të tjerët, ndërsa si shpërblim merrni shëndet më të mirë mendor”.

Kur takohen tifozët e një ekipi, madje edhe nëse nuk njihen, ata jo rrallë përshëndeten, ndërkaq e gjithë atmosfera thjesht u përmirëson humorin, u ofron ndjenjën e lidhshmërisë me ambientin.

Nuk ekziston ndjenja e vetmisë

Derisa shikoni ndeshjen me të tjerët, ndjenja e vetmisë ndonëse përkohësisht, ka intensitet më të vogël. Profesori Wann gjithashtu thotë që vetë ajo ndjenjë e përkatësisë grupit ka efekte pozitive afatgjatë dhe që tifozët janë më pak të vetmuar.

Gjuha e përbashkët

Kur keni temë për të biseduar në të cilën kënaqeni (ekipi i adhuruar i tyre), lehtë gjendet gjuha e përbashkët. Në sport ka tifozë edhe të rinj edhe të moshuar, mirëpo dashuria ndaj ekipit të adhuruar i bashkon lehtë.

Shfaqja e emocioneve

Profesori i psikologjisë, Alan Pringle, ka vërejtur që meshkujt modernë ndiejnë trysni që t’i ndrydhin emocionet e tyre, mirëpo animi për ekipin e adhuruar u jep “pretekst” të qajnë, të qeshin, të bërtasin dhe të tregojnë që e duan. Kjo është thjesht mënyra që të lirohen nga stresi i grumbulluar dhe haptazi t’i shfaqin emocionet e tyre.

Suksesi

Tifozllëku u ofron tifozëve përvojë të rrallë: ndjenjën e suksesit.

“Ndjenja që keni arritur sukses në diçka është posaçërisht e rëndësishme në kohën e tashme kur të gjithë janë në ndonjë krizë”, thotë profesori i psikologjisë, Ronald Levant.

“Identifikimi me ekipin sportiv është një ndër mënyrat që të përjetoni suksesin, gjë që në jetën reale nuk është aspak e lehtë”, thotë Levant, duke theksuar që tifozët të cilët kultivojnë dashuri aq të madhe ndaj sportit, shpesh edhe vetë trajnojnë diçka, andaj i përjetojnë më së shumti anët pozitive të tifozllëkut.