23:19 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019

Si ndikon papastërtia e ambientit në shtimin në peshë?!

Mund t’ju duket e çuditshme por ndoshta është pikërisht kjo arsyeja pse nuk po arrini të humbisni ato dy kilogramët e famshëm, sepse po qëndroni pak si gjatë në një ambient të papastër! Studiuesit e Universitetit Duke University mblodhën mostrat e pluhurit nga 11 shtëpi në Karolinën e Veriut dhe identifikuan 50 ndotës.

Nga këto, vetëm 1 në 11 u gjet të jetë joaktiv, ndërsa të tjerët treguan efektet në rritjen e triglicerideve në qelizat e yndyrës.


Nga kjo rezultoi se pluhuri përmban çrregullues të gjendrave endokrinë të aftë për të ndryshuar funksionin normal hormonal. Është nëjsoj si kur shtoni në peshë nga disa mosfunksionime të tiroides. Proçesi endokrin mund të ketë pasoja negative në sistemin riprodhues në të dy gjinitë.