12:02 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / k.v

Si ndikon stresi në tru?

Ekspozimi i rregullt ndaj stresit mund të ndikojë shëndetin tonë fizik dhe mendor, por si ndikon në të vërtetë truri ynë? Një studim i ri i Harvard Medical School përgjigjet këtë pyetje.

Sipas hulumtimeve të reja, nivelet e larta të hormoneve të stresit mund të ndikojnë në funksionimin e trurit.

Stresi, sidomos kur e përjetojmë atë në baza të rregullta ka ndikim të konsiderueshëm në mendjet dhe trupat tanë.

Kjo mund të na bëjë të ndihemi më nervozë dhe vazhdimisht të lodhur, dhe kjo ndikon në aftësinë tonë për t’u përqëndruar, transmeton Indeksonline.

Stresi kronik mund të ndërhyjë edhe me modelet tona të gjumit, oreksin dhe epshin, dhe gjithashtu mund të përkeqësojë një sërë kushtesh shëndetësore.
Këto përfshijnë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe problemet gastrointestinale./Indeksonline/

Temat: