20:59 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Si ndodhi që 18 vjeçari mori dje drejtimin e autobusit në Skenderaj, flasin qytetarët dhe nëna e tij!

Një ngjarje e çuditshme ndodhi gjatë ditës së djeshme në Skenderaj.

Ishte pikërisht një 18 vjeçar i cili kreu mësimin dhe po e priste autobusin për t’u nisur në shtëpi.

Por gjithçka ndryshoi për një moment, kur ai vendosi që të voziste vetë autobusin.

I riu e nisi autobusin meqë shoferi nuk ishte me të. Nga stacioni doli në rrugën kryesore dhe goditi një veturë, por qytetarët reaguan shpejtë.

“Autobusi u kon në parking, u kon i mbyllur çelësi ka qenë në fijok , qysh e ka dhez e dinë veç ai dhe i lumi Zot”, thotë një nga qytetarët që ishte aty për Klan, shkruan Indeksonline.

Por 18 vjeçari është i prekur me sindromin Doën dhe këtë e bëri të ditur pikërisht nëna e tij.

“Djali tha mami unë hypa e dheza dola prapa e kshyra a ka tim a po qet tim, kur ka qit tim u ktheva edhe hypa apët ja shkela aty edhe autobusi ka ec normal”, tha nëna.

Gjithashtu ajo tha se që i vogël ai ishte i pasionuar pas vozitjes.

“Krejt automjetet, babi si te rritna ka me marr lejen, ka me kry shkollën me hy në punë. E falënderoj Zotin që s’ka pas njerëz të vdekur”, duke u shprehur se i vie shumë keq për atë çfarë ndodhi./Indeksonline/