13:10 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Si në Dubai, policia shqiptare do qarkullojë me “Range Rover” të fundit

Një paradë e “Range Rover”-it në sheshin “Nënë Tereza”. Kjo është pamja që shihet sot në zemër të kryeqytetit ku janë rreshtuar dhjetëra makina me stemën e Policisë Shqiptare bashkëngjitur me atë të Bashkimit Evropian.

Siç shihet edhe në foto, makinat me kilometrazh zero janë parkuar në shesh ku pritet të bëhet më pas edhe shpërndarja e tyre sipas qarqeve.

Kjo dhuratë e BE për Shqipërinë me një vlerë të konsiderueshme, vjen në një kohë kur janë paralajmëruar goditje të krimit të organizuar… A do të jenë më të motivuar efektivët e policisë në këto mjete?! Presim rezultatet…