10:44 / E Martë, 07 Mars 2023 / B O

Si në filma, aksidentohen dy Ferrari, fluturojnë dhe bëhen llom, vlera e tyre marramendëse

Skena të çmendura janë parë tre ditë më parë në rajonin Marche të Italisë. Dy Ferrari janë përfshirë në një aksident në një zonë rurale.

Në një rrugë me kthesë dhe në shpejtësi tejet të madhe, dy Ferrarit kanë humbur kontrollin dhe kanë përfunduar në oborrin e një shtëpie.

Vlera e dy veturave është rreth 700 mijë euro.

Raportohet se njëri nga dy shoferët është në gjendje më të rëndë shëndetësore./Indeksonline/