14:50 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Si në filma, dhjetëra policë të njësisë speciale kundër një ish-ushtari të vetëm (Video)

Filmimi nga një kamera e vendosur në trupin e një polici, ka kapur momentin e të shtënave nga shkëmbimi me armë zjarri nga i cili mbeti i vrarë një polic në qarkut Douglas të Wyoming të SHBA-së, transmeton Indeksonline.

Ushtari shihet tek sa përdor një pushkë M16, një tjetër pushkë M4 dhe një pistoletë Glock gjatë shkëmbimit.

Njeriu i armatosur, Matthew Riehl, zotëronte ligjërisht 15 armë të blera midis 2011 dhe 2016, dhe 11 prej tyre ishin në gjendje pune në kohën e të shtënave.

Armët M16 dhe M4 janë pushkë ushtarake. Versionet civile të armëve janë shitur në Shtetet e Bashkuara, por Lekander, një zëdhënës i departamentit nuk e dinte nëse Riehl, një ish-ushtar i Gardës Kombëtare të Wyoming, kishte versionin ushtarak ose versionet civile të armëve. /Indeksonline/