08:38 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Si në filma: “Sharrje, ofendime…”- Policia arreston taksistin në Prishtinë!

Policia e Kosovës gjatë kontrolleve natën e kaluar ( e martë) ka hasur në një problem në Prishtinë, saktësisht në Dardani.

Në një video që ka siguruar IndeksOnline shihet se pasi që Policia e ka ndalur një veturë të taksitë, janë kacafytur me shoferin e njërës nga kompanitë e taksive.

Madje, sipas lexueses së IndeksOnline që ka dërguar videot, ata janë sharë e ofenduar mes vete.

Lidhur me rastin policia në terren kishte kërkuar edhe patrulla shtesë.

E, kjo ndalesë rezultoi me një arrestim të ashpërt të të dyshuarit.

Ai rezistoi duke bërë që tre pjesëtarë të Policisë të e arrestonin me dhunë duke e shtrirë në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 në qendër të Prishtinës./IndeksOnline/