10:48 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Si në përralla: Ish-deputeti shqiptar i propozon prezantueses

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë hedhur një tjetër hap në dashurinë e tyre. Gjatë një “arratisjeje” romantike larg vendit, Marku i ka propozuar për martesë Rudinës

Gjithçka ka ndodhur në Kapadokia, ku Rudina duket më e emocionuar se kurrë në fotot e publikuara në Instagram. Sipas përshkrimit të aktores, gjithçka ka qenë e përgatitur nga Marku, i cili e ka surprizuar edhe këtë herë partneren.

“As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Faleminderit Zotit që të kryqëzoj në jetën time! Të dua shumë. Ps. I thashë PO!”, ka shkruar ndër të tjera Dembacaj.