11:05 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Si përdoret vaji i kokosit në flokë

Vaj i kastorit është përdorur si një produkt bukurisë për vite me rradhë, vajrat esencialë janë më popullore se kurrë dhe vajrat e trupit janë një mënyrë e shkëlqyer për të hidratuar lëkurën.

Por vaji i kokosit meriton një vend të rëndësishëm gjithashtu, në rutinë tuaj të kujdesit sepse përfitimet nga ky i fundit janë të paçmueshme. Vaji i kokosit është unik sepse është i ngjashëm me strukturën natyrale të lipideve të flokëve dhe është në gjendje të depërtojë në flokë më shumë se vajra të tjera.

A ka vërtetë efekt?

Po, dhe mund t’i shihni rezultatet menjëherë. Kur aplikohet rregullisht (2-3 herë në javë nëse lloji i flokëve është normal, më rrallë nëse keni flokë të imët), vaji i kokosit mund të përmirësojë cilësinë e flokëve, do t’i bëjë më të shkëlqyeshme e do të parandalojë elektrizimin.  Ky vaj është veçanërisht i dobishëm për flokët e dëmtuar, sepse ndihmon në mbrojtjen e boshtit të flokëve.

Por a i ndihmon flokët të rriten?

Jo, ky nuk është përfitim i vajit të kokosit. Për çdo problem si zbokthi, rënia e flokëve ose acarim i lëkurës së kokës, është mirë të vizitoni një mjek.

Kur duhet ta përdor vajin e kokosit?

Në çdo kohë! Vaj kokosit mund të veprojë edhe kur flokët tuaj janë të lagësht. Aplikojenini atë si një balsam 15 deri në 30 minuta para se të lani flokët me shampo. Nëse keni flokë të yndyrshëm, sigurohuni mos ta aplikoni nga rrënjëjt por nga gjatësia e flokëve deri në fund të majave.

Sa gjatë duhet ta lë në flokë?

Nga 20 minuta deri në një natë, nëse përdoret si një maskë e flokëve. Thjesht aplikoni atë përpara shtratit dhe lajeni në mëngjes nëse doni një trajtim më intensive. Duke bërë këtë, do të keni përfitimet maksimale  të vajit të kokosit. POR kini kujdes, sepse duhet të shmangni vajin e kokosit nëse keni lëkurë super të ndjeshme ose me yndyrë, sepse vaji i kokosit mund të bllokojë poret.