12:32 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Si po i vizitojnë familjarët, pacientët e prekur me Covid-19

Familjarët e personave me COVID-19 vazhdojnë t’i vizitojnë të afërmit e tyre në spital, për t’iu dërguar ilaçe dhe ushqime.

As vendosja e policisë në klinikat e Prishtinës nuk ka mundur t’i ndalte këto vizita.

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, ka bërë thirrje që një praktikë e tillë të ndalet, sepse kështu virusi do të përhapet edhe më shumë.