13:58 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / B O

Si prodhohet Mercedes EQA elektrik

“Mercedesi EQA” është vetura më e vogël elektrike, qëkur kjo kompani ka nisur me serinë EQ.

Prodhuesi gjerman ka prezantuar javën që shkoi Crossoverin EQA 250, si alternativë elektrike për “Mercedesin GLA”.

Modeli i parë që do të dalë në treg do të mbajë shenjën 250 EQA. Do të ketë fuqi prej 190 “kuaj fuqi elektrike”. Sistemi i tërheqjes do të jetë me rrota të para, kurse bateria do të ketë kapacitet prej 66.5 kWh.

Gjithashtu, ky model me një mbushje të baterisë mund të kalojë deri në 426 kilometra.

Pas EQA-s 250, priten edhe modele të tjera, me më shumë fuqi, por edhe me tërheqje në të katër rrotat.

Çmimi i modelit “Mercedes EQA”, në Gjermani nis me 38.540 euro.