15:38 / E Hënë, 17 Janar 2022 / B O

Si PSG-ja, skuadra kosovare bën 10 blerje në këtë afat kalimtar!

Ish-skuadra e njohur si Onix, tani me emrin e ri Phoenix nuk po ndalet me transfere. Skuadra nga Banja e Istogut kanë prezantuar edhe katër transfere të reja.

Një nga ta është edhe ish-mbrojtësi i Superligës, Lulzim Doshlaku që është transferuar te Phoenix nga Ferronikeli.

Skuadra simpatike e Ligës së Parë ka prezantuar edhe tre talentë që i ka afruar në skuadrën e parë.

Bëhet fjalë për talentin e Besës së Pejës, Eldar Kelmendin, Granit Pelajn dhe Altin Shalën.

Ditë më parë kjo skuadër kishte prezantuar edhe gjashtë transfere të reja, një afrikan, një futbollist nga kampionati shqiptar, dhe katër futbollistë nga Liga e Parë, si dhe portierin e Drenicës, Visar Haxhiaj./Indeksonline/