11:52 / E Diele, 21 Gusht 2022 / MSH

Si qëndron raporti pas zenkës me Fifin? Ardit Çuni jep një përgjigje të dyshimtë

Ardit Çuni realizoi një ‘ask me a question’ në Instagram, ku nuk munguan pyetjet për Fifin.

“Tani që mbaroi BBV si i ke raportet me Fifin” shkruan ndjekësi, të cilit Arditi nuk ka preferuar t’i kthejë një përgjigje të qartë.

Këngëtari ka vendosur të përgjigjet thjesht me një shumëpikësh, duke i lënë vend dyshimeve për raportin e tyre.

Disa muaj më parë ai bëri disa deklarata të forta për Fifin, duke e quajtur hipokrite dhe prepotente. Arditi tha se me Fifin nuk ka ruajtur kontakte pas BBV teksa cilësoi si shoqe të mira Sheilën, Arjolën, Palomën dhe Big Mamën.