11:01 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Si quheni” – zbulohen disa nga pyetjet që ju bën Suarezit në testin e gjuhës italiane

Javë më parë, Luis Suarez ishte afër transferimit tek Juventus dhe e bëri testin e gjuhës italiane për të siguruar pasaportën e shtetit të Italisë.

Por, policia në Itali ka filluar hetimet mbi testin e Suarezit, pasi besojnë se ka manipulime, transmeton Indeksonline.

Mediat në Itali kanë zbuluar disa nga pyetjet që i janë bërë Suarezit në test.

“Si quheni?, Cili qytet italian ju pëlqen?”, besohet të kenë qenë disa nga pyetjet.

Në këtë manipulim, po hetohet edhe ekipi i Juventus./Indeksonline/