10:13 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Si rrallë herë, Rudina Magjistari flet për Edi Ramën, me të cilin dikur ishte në lidhje

Ditë më parë u dha premiera e filmit më të ri të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”.

E për të gjitha këto dhe rrjedhojën e filmit, një pjesë e ekipit të filmit ishin të ftuar në emisionin “Rudina” të moderatores, Rudina Magjistari.

Në mesin e shumë emrave të njohur që morën pjesë në këtë film, është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që luan rolin e dajës së personazhit Landi, i luajtur nga Ermali.

Teksa Ermali po komentonte pikërisht pjesë ku Rama hynë në film, nuk ka munguar as komenti i Rudinës.

“Një tjetër personazh që dua ta përmend është edhe kryeministri Edi Rama, që ka një rol të veçantë në film, vjen në momentin më kulminant. Është daja im,” tha Ermali, teksa më pas fjalia u vazhdua nga Rudina, “për një moment e ktheu komedinë në horror, u trembëm të gjithë në një moment aty,” shtoi Rudina.

Ndërkohë kujtojmë që Rudina Magjistari dhe Edi Rama ishin në lidhje në fund të viteve ’90, ndërsa në 2007-n u përfol se çifti i dhanë fund romancës./Indeksonline/