16:44 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Si rrallëherë Thaçi takohet me dikë nga familja Jashari (Foto)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pasur sot një takim të veçantë.

Si rrallëherë ai sot është takuar me dikë nga familja Jashari. Është pikërisht kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ka publikuar një fotografi ku shihet me Presidentin Thaçi, të parin e Skenderajt, djalin e Hamëz Jasharit, Bekim Jasharin si dhe Nuredin Lushtakun, transmeton Indeksonline.

Lladrovci madje ka shkruar se e kaluara në të tashmen janë optimizëm dhe zgjidhje të mira për të ardhmen tonë.

Ky është postimi i plotë:

Pata kënaqësinë që sot, së bashku me miqtë e mi, me Presidentin Thaçi, Kryetarin dhe nënkryetarin e Skënderajt, Bekim Jasharin dhe Nuredin Lushtakun, të pijmë kafe, në Drenicë, përtej çdo politike.

E kaluara me të tashmen, japin optimizëm dhe zgjidhje të mira për të ardhmen tonë!