11:02 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Si shkakton alkooli kancer?

Një studim i ri që shqyrton qelizat burimore të gjakut zbuloi detaje të freskëta përreth mekanizmave me të cilat alkooli ngre rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Alkooli është i njohur për të rritur rrezikun e jo më pak se shtatë llojeve të kancerit si ai në gojë, pjesë të sipërme të fytit (larigng), ezofag, gjirit, mëlçisë dhe kancerit të zorrëve, transmeton Indeksonline.

Shumica e studimeve të mëparshme kanë shqyrtuar vetëm qelizat në laborator, duke parë ndryshimet në to pas ekspozimit ndaj alkoolit(etanolit).

Kohët e fundit, studiuesit nga Laboratori i Biologjisë Molekulare në Kembrixh, Mbretëria e Bashkuar, vendosën të fitojnë një pasqyrë më të qartë të marrëdhënies me alkoolit dhe kancerit.

Studimi i tyre është botuar këtë javë në revistën Nature.

Testimet janë bërë në minj duke pëqendruar vëmendjen specifikisht në qelizat burimore të gjakut.

Qelizat burimore të gjakut, të gjetura në gjak dhe në palcën e eshtrave, janë qeliza të papjekura të gjakut që mund të zhvillohen në çdo lloj qelize të gjakut, duke përfshirë qelizat e bardha të gjakut, trombocitet dhe qelizat e kuqe të gjakut. Është e rëndësishme të kuptohet se si alkooli dëmton këto qeliza.

Kur alkooli ndahet në zorrë, bakteret e kthejnë atë në sasi të mëdha të acetaldehidit, një kimik që më parë është treguar të shkaktojë kancer në kafshë./Indeksonline/

Temat: