12:01 / E Martë, 04 Maj 2021 / OSH

Si “Spiderman”, punëtori i ndërtimtarisë rrezikon veten në punë, pa helmetë dhe disa kat përpjetë

Siguria e punëtorëve të ndërtimtarisë në Kosovë vazhdon të jetë në nivel shqetësues. Pamjet e sotme të një punishte në lagjen Emshir të Prishtinës e vërtetëtojnë këtë më së miri.

Një punëtor shihet duke u ngjitur në disa kate të larta duke rrezikuar seriozisht jetën e tij. Pa helmetë dhe mjetet të tjera ndihmëse, punëtori kosovar duket si një “spiderman” në vendin e punës.

Vetëm në vitin 2020 janë regjistruar 13 vdekje në vendin e punës. Fatkeqësisht, të vdekur në vendin e punës ka pas edhe këtë vit.

Nga Sindikata e Sektorit Privat kanë thënë se numri i të vdekurve është më i larti në rajon ndërsa sipas eksperteve të sigurisë, në Kosovë nuk zbatohen ligjet për sigurinë në punë./Indeksonline/