75 Mall Live Search
15:54 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Si ta lini cigaren?

Dëmet që shkakton pirja e duhanit kanë bërë që shumë prej konsumuesve të tij të kenë dëshirë për ta lënë.

Mirëpo, siç e përshkruajnë ata që e pinë, lënia e duhanit është shume e vështirë e shpesh herë edhe e pamundur.

Varësia nga nikotina, një nga përbërësit e cigares, nuk ka të bëjë me shprehi por me sëmundje.

Andaj edhe ekzistojnë disa truqe se si ta mposhtni atë:

 – Filloni ngadalë. Përcaktojeni momentin specifik se kur do ta pini cigaren e fundit. Përpiquni ta gjeni një kohë kur nuk keni situata stresuese (si teste, ndërrim të punës, etj.)

– Pastrojeni shtëpinë. Hidhni në bërllok taket, çakmakët dhe të gjitha cigaret që i keni. Nëse keni në familje njerëz që pinë duhan, kërkoni nga ta që t’jua respektojnë vendimin dhe të përpiqen të mos pinë duhan kur janë afër jush.

– Në momentin që e ndjeni nevojën për ta ndezur një cigare, pijeni një gotë ujë.

– Ndaloni konsumimin e kafesë, të paktën në fillim. Ka shumë shanse që jeni mësuar ta pini kafen me cigare, andaj edhe rrezikoni të keni nevojë më të madhe për ta ndezur një kur pini kafe.

– Përpiquni t’i analizoni rrethanat kur keni pirë më së shumti duhan dhe mundohuni t’i shmangni ato.

– Nëse mendoni se nuk jeni duke mundur ta luftoni më dëshirën për ta ndezur një, vetëm pastroni dhëmbët dhe gojën me ujë të ftohët. Nëse mundeni, pijeni edhe një gotë qumësht. Pas kryerjes së këtyre gjërave, njerëzve zakonisht u ikë dëshira për ta ndezur cigaren. /Indeksonline/