08:20 / E Shtunë, 15 Gusht 2020 / indeksADMonline

Si ta mbani buzëkuqin të përhershëm edhe nën një maskë mbrojtëse për fytyrën

Megjithatë, nëse ende nuk dëshironi të hiqni dorë nga buzëkuqi, sepse barni maskë, është mirë t’i mësoni disa këshilla se si buzëkuqi në buzë të jetë sa më i qëndrueshëm dhe sa më gjatë të qëndrojnë nën maskën mbrojtëse të fytyrës

Para qitjes së buzëkuqit në buzë, është me rëndësi që t’i përgatitni, përkatësisht t’u bëni piling të mirë buzëve në mënyrë që të jenë të lëmuara dhe të hidratuara.

Nëse buzët janë të thata dhe të çara, buzëkuqi në to nuk do të duket as bukur dhe as nuk do të zgjasë shumë, eksfolacioni është hap i parë i pashmangshëm, transmeton Telegrafi.