07:33 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Si ta rikthejmë shkëlqimin e objekteve të argjendit?

Objektet e argjendit që keni në shtëpi kanë fituar një ngjyrë të shëmtuar të zezë që ua ka hequr atyre shkëlqimin?

Bëni të shkëlqejnë sërish si të reja argjendurinat tuaja me këtë truk të thjeshtë: duke përdorur lëngun e patateve të ziera dhe keçapin.

Lëngu i patateve të ziera:

Amidoni është një mik i mirë i patateve: prandaj, provoni të zhysni objektet e argjendit në ujin e patateve të ziera (të kulluar) dhe do t’i keni përsëri si të reja.

Do të keni një rezultat më të mirë nëse këtij lëngu do t’i shtoni edhe një lugë niseshte.

Keçap:

Edhe keçapi mund të jetë i dobishëm për këtë funksion.

Vendosni pak keçap në një copë letër dhe fërkoni objektin që doni ta pastroni.

Për efekt të menjëhershëm, lëreni keçapin të veprojë tek objekti prej argjendi dhe pastrojeni pas disa minutash.