07:42 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Si ta veshim bezhën këtë vjeshtë: 5 kombinime ‘fashion’

Bezhë e çelët apo bezhë e errët? Në raste dyshimi më mirë t’i zgjedhim të dyja, sepse ky tonalitet i kafes do të jetë një nga ngjyrat ‘must’ të sezonit vjeshtë-dimër 2019-2020.

Një nga nuancat më ‘chic’ të paletës së ngjyrave, bezha do të jetë një prej ngjyrave ku do të mbështetemi këtë sezon dhe në muajt e ardhshëm do të vishemi nga koka tek këmbët me bezhë, duke i dhuruar sharm e dhe kombinimeve më të thjeshta.

Nëse keni dyshime se sit a kombinoni bezhën, ja disa look ‘mix&match’ të thjeshta për t’u kopjuar.

Pardesy bezhë, pantallona të bardha dhe balerina të kuqe

Fustan chemisier bezhë, triko e zezë dhe çizme me printe pitoni

Pantallona bezhë, këmishë e bardhë dhe këpucë ‘slingback’ me dy ngjyra

Fund midi bezhë, xhaketë xhins dhe atlete të zeza

Çizme bezhë, xhinse dhe pulovër shumëngjyrëshe