08:46 / E Martë, 17 Tetor 2023 / AR

Si të bëni blush-in e mollëzave me teknikën e Kylie Jenner dhe të dukeni yll

Nëse ka diçka që nuk mungon kurrë në grimin e Kylie Jenner, ajo është padyshim blush-i i mollëzave. Kryesisht në version mat, por në raste të veçanta i kombinuar me pak pak highlighter, blush-i i mollëzave siç thotë Kylie e gjallëron goxha portretin.

Si të kombinoni blush-in e mollëzave me bazën e grimit?

Nisur edhe nga emri i kësaj teknike Under Blush e gjitha ka të bëjë me aplikimin e blush-it përpara përfundimit të make-up-it mbi një bazë të shndritshme dhe primerin në ngjyrën e lëkurën suaj.

E veçanta e procedurës qëndron në zhvendosjen e korrektorit në pjesët e fytyrës që doni t’i jepni më shumë shkëlqim. Pra, ndryshe nga teknika tradicionale: fondatinë- korrektor-konturim-bronzer-blush, korrektori “rrëshqet” dhe vendoset në fund të gjithë procesit të grimit.

@zoekimkenealy

Makeup for the romantic essence type 🩷 I thought we would start with a very classic, romantic makeup look, the first thing I think of when I think of the romantic. I would like to say I think there is definitely value in leaning into exaggerated archetypes when you feel like you want to do some experimenting, but I do think this whole categorization system should be taken with a massive grain of salt. Still, a fun place to start and I think the overlap of some of these essences as well as the subcategories under them could be fun to get into. PRODUCTS AND TOOLS USED: 1. Vichy mineral 89 serum + Westland Atelier liquid super, shade peau de soleil 2. Maybelline super stay skin tint, used SHISEIDO DAIYA foundation brush 3. Shiseido synchro skin powder 4. Elaluz cream bronzer, shade samba 5. MILK highlighter, shade flash

♬ Rawnald Gregory Erickson the Second – STRFKR

Zoe Kim Kenealy shpjegon përmes një videoje tutoriale se idealja për realizimin e këtij grimi është të përdorni dy blush-e: një më të errët dhe një më të lehtë. Filloni me nuancën më të fortë (rozë, pjeshke, e kuqe ose nuancat e vjollcës), aplikojeni me një furçë make up-i nga mollëzat deri në konturin e syve. Më pas kalohet tek korrektori që aplikohet te rrathët e zinj të syve dhe anash hundës. Nisni me blush-in e çelur në pjesën e sipërme të mollëzave, ndërsa hapi i fundit për një blush të ndezur si të Kylie Jenner, ju duhet pak pudër për të errësuar me një ton më shumë lëkurën dhe ju do të dukeni yll!