08:30 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Si të evitoni që grimi të mos ju prishet kur bën nxehtë?

Nxehtësia është armiku i grimit të femrave dhe kjo kthehet në një shqetësim mbi të gjitha nëse bëhet fjalë kur ju duhet të prezantoheni në një event apo në një festë në ambient të jashtëm.

Por duhet të dini se ka disa truke të cilat ju ndihmojnë për të parandaluar rënien e make up-it dhe në këtë mënyrë të jeni gjithmonë të bukura.

Shpesh në verë ndodh që dilni nga shtëpia me një grim te bukur ndërsa për pak kohë ju duhet ta ribëni atë sepse për shkak te nxehtësisë së kohës grimi fillon t’ju prishet. Ja disa këshilla nga të cilat mund të mësoni si të parandaloni rënien e grimit gjatë stinës së ngrohtë.

Aplikoni fillimisht primer.

Është shumë e rëndësishme që fillimisht të aplikoni një shtresë primer në këtë mënyrë do të evitoni që grimi juaj të rrëshqas. Me një mot të nxehtë është e rëndësishme që lëkura juaj të jetë e hidratuar. Dhe kjo mund të arrihet fal aplikimit të një doze primer. Një tjetër këshillë është të evitoni të prekni fytyrën gjatë verës sepse ju bën të shkatërroni grimin mbi të gjitha kur është ngrohtë. Kështu jo vetëm që do të prishni bazën e fytyrës por do të infektoni edhe poret e lëkurës nga djersa.

Përdorni një krem mbrojtës

Në mënyrë që grimi juaj të mos prishet këshilla është të përdorni një shtresë të hollë kremi hidratues. Ky hap është i rëndësishëm që fytyra juaj të mos vuaj nga skuqjet apo njollat e diellit. Mos harroni se rrezet e diellit shkaktojnë njolla kafe në fytyrë kështu që këshillohet te aplikoni një shtrese krem dielli para se te vazhdoni me grimin.

Produkte që zgjasin shumë

Te përdorni një rimel i cili zgjat shume apo është kundër ujit kjo do te thotë se pavarësisht nxehtësisë se motit grimi juaj nuk do te prishet nga djersa apo nga i nxehti kështu gjate te gjithë kohës do te keni një grim te freskët dhe te bukur.

Pudra transparente

Ky produkt është shume i nevojshëm për tu aplikuar ne stinën e ngrohte. Kështu këshilla ne këtë rast është te mos harroni te aplikoni pasi te përfundoni grimin pudrën transparente madje këshillohet ta keni gjithmonë me vete. Këshilla është ta aplikoni me një penel te gjere duke qene se ky model penel arrin te mbuloje një pjese te mire te fytyrës.