16:22 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020

Si të forconi thonjtë për dy javë?

Çdo i dyti person ka probleme me thonj të dobët dhe të brishtë. Ne do të paraqesim këshilla të thjeshtë për këtë problem, që do t’ju ndihmojnë të keni thonj të shëndetshëm dhe të fortë.

Për këtë problem, ekspertët rekomandojnë një recetë efektive, e cila ndihmon pas disa trajtimeve.

Receta për të forcuar thonjtë tuaj në shtëpi është me kripë deti. Këtë trajtim është mirë ta bëni çdo ditë, ose nëse nuk keni kohë për çdo ditë, të paktën çdo të dytën ditë, brenda 2-3 javëve. Bëni një trajtim 10 minutash me kripë deti,e cila përmban mineralet komplekse të nevojshme për të forcuar thonjtë.

Receta për të forcuar thonjtë tuaj në shtëpi:

-2 lugë kripë deti

-200 ml ujë të nxehtë

-disa pika vaj ulliri

-Feta të limonit

Në një tas të vogël vendos kripën. Në këtë tas me kripë, zhyt majat e gishtave dhe mbaj për 10 minuta.

Me një fetë limoni fshij thonjtë dhe i lini ato kështu për pesë minuta.

Limoni është i shkëlqyeshëm dhe ndikon në ngadalësimin e rritjes së kutikulave dhe zbardhon thonjtë. Kripa është e mirë për forcimin e pllakës së thonjve.

Pastaj, pas pesë minutash, shpërlaj me ujë të ngrohtë dhe lyej me vaj ulliri për ti hidratuar.

Nëse e bëni këtë trajtim çdo ditë , brenda 2-3 javësh rezultati do të jetë i madh. Ju do të keni thonj të shëndetshëm, të fortë, të cilët nuk do të thyhen lehtë.