17:39 / E Hënë, 18 Mars 2019

Si të krijoni një maskë për flokët kaçurrele

Flokët me onde natyrale ose kaçurrela janë shumë të bukur, të gjithë i duan ato por jo gjithmonë janë të lehtë për tu krehur ose ushqyer dhe kanë tendencë të jenë të thatë. Ndaj edhe kujdesi për to duhet të jetë më i veçantë. Ja një mënyrë e lehtë në kushtet e shtëpisë.

Përbërësit:

1 e verdhë veze

1 lugë gjelle vaj avokado

1 lugë gjelle vaj arrë kokosi

1 lugë gjelle uthull

Përgatitja:
Përziejini të gjitha bashkë në një tas të vogël. Me një furçë të vogël për lyerjen e flokëve, aplikojeni maskën në të gjithë gjatësinë. Mbështillini flokët me një qese. Pas saj vendosni edhe një peshqir. Maska duhet të qëndrojë mbi flokë për të paktën 30 minuta deri në 1 orë.

Pastaj, lajini flokët normalisht.

Maska mund të aplikohet 2 herë në javë, sidomos nëse keni flokë të thatë.