11:38 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Si të kujdeseni për mjekrën

Mjekra është një stil i famshëm këto ditë. Me kujdesin e duhur, mjekra mund të duket me të vërtetë bukur.

Për t’u kujdesur për mjekrën tuaj, lexoni dy këshillat e mëposhtme.

Mbani dietë të shëndetshme

Rritja e qimeve ndodh kur merrni vitamina të mjaftueshme. Nuk keni nevojë që të hani ndonjë gjë të veçantë, vetëm sigurohuni që keni ekuilibër dhe po hani shëndetshëm. Peshku është i mrekullueshëm për rritjen e mjekrës.

Bëni mjaftueshëm gjumë

Studimet kanë sugjeruar që mungesa e gjumit mund të ngadalësojë rritjen e mjekrës. Nëse dëshironi mjekër të mirë, sigurohuni që jeni duke bërë gjumë aq sa keni nevojë.