15:49 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Si të kujdeseni për pulovrat e dimrit

Pulovrat e leshit apo ato Kashmirit janë veshja kryesore e sezonit të vjeshtës dhe dimrit.

Mirëpo kujdesi që duhet treguar ndaj këtyre pulovrave është më e madhe se në rrobat e tjera, pasi ato prishen lehtësisht nëse larja apo tharja e tyre nuk bëhet siç duhet.

Ja çfarë duhet të keni parasysh për mbajtjen e pulovrave të pastra dhe të reja.

1-Sa shpesh duhen larë ato?

Pulovrat e pambukut, mëndafshit dhe Kashmirit duhen larë pas 3 përdorimeve ndërsa ato prej leshi dhe akriliku duhen larë pas 5 përdorimesh.

Pastrimi kimi është ideal për larjen e rrobave sidomos atyre prej leshi apo që kanë përbërje leshi në to. Mirëpo kjo mund të jetë paksa e kushtueshme.

Lavatriçja dëmton pulovrat e leshit duke i prishur ato. Ndërsa pulovrat e pambukut, akrilikut apo përzierjeve të tjera të brave mund të lahen me lavatriçe.

Për pulovrat e leshit zgjidhja më e mirë dhe ekonomike është larja me dorë dhe me detergjent delikat. Lërini ato për 10 minuta në ujë të vakët, jo të nxehtë me detergjent delikat të përshtatshëm për brat e leshit. Gjithashtu edhe pulovrat e Kashmirit duhen larë me dorë dhe në mënyrë delikate.