22:28 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Si të largoni njollat e gjakut nga veshjet dhe tapiceritë?

1-Si ti largoni njollat e gjakut nga pëlhurat.

 Nëse njolla është e njomë zhyteni pëlhurën në ujë të ftohtë dhe sipër saj hidhi pak peroksid hidrogjeni. Ndërsa nëse njolla është e tharë fërkojeni atë me një furçë për të larguar pjesën më të madhe të njollës dhe më pas futeni në ujë të ftohtë me pak detergjent rrobash dhe lëreni për disa minuta. Më pas lajini ato si zakonisht.
2-Si të largoni njollat e gjakut nga tapiceritë.
Miksoni një lugë sapun të lëngshëm duarsh dhe ujë të ftohtë. Me anë të një lecke apo sfungjeri lyejeni tek përzierja dhe filloni të fërkoni njollën. Përsëriteni këtë deri sa njolla të jetë larguar. Më pas fshijeni me një leckë të thatë për të larguar lagështinë e tepërt.
Nëse njolla qëndron ende atëherë përzieni pak amoniak me një filxhan ujë të ngrohtë dhe më pas fërkoni njollën me një sfungjer.

Temat: