20:41 / E Premte, 15 Prill 2022 / MSH

Si të mbani të freskët ngjyrën e peshqirëve

Peshqirët me ngjyra i japin një ndjesi tjetër shtëpisë dhe banjës tuaj dhe ndërsa shumë i preferojnë, ata janë të frustruar nga fakti se zbehen shumë shpejt.

Megjithatë, ekziston një mënyrë për të shmangur zbehjen që në larjen e parë. Si?

Kur lani peshqirët për herë të parë, sigurohuni që të hidhni një filxhan kripë në ujë. Në këtë mënyrë do të arrini stabilizimin e ngjyrave.

Në fund, nëse dëshironi që peshqirët tuaj të jenë përveçse të shkëlqyeshëm dhe shumë absorbues, ndiqni këtë këshillë: Hidhni një filxhan uthull të bardhë kur i shpëlani. Lëreni të veprojë për pak dhe do të keni peshqirë të përsosur të butë dhe absorbues për momentin.

Uthulla heq çdo gjurmë sapuni!