19:52 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Si të mos ishte pandemi, kosovarët nuk e ndalin qarkullimin

Kosovarët nuk mund ti rezistojnë izolimit, e kjo është vërejtur edhe me numrin e madh të qytetarëve të ndalur gjatë kohës së pandemisë, të cilët nuk kanë respektuar masat.

Tani disa masa janë liruar, por rregulla për distancë sociale dhe përdorimin e mjeteve mbrojtëse ende vlen.

Nga fotografitë e siguruara shihet se në Fushë Kosovë ka grumbull të madh të veturave të parkuara, më të cilat qytetarët kanë dalë.

Kështu, ata nuk mund t’i respektojnë as rregullat, dhe ekziston rreziku që të përballen me këtë virus./Indeksonline/