20:18 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Si të organizoni një gardërobë në mënyrë të përsosur

Të qëndruarit në shtëpi, në karantinë mes konfuzionit dhe dilemës se cfarë të bëni gjithë ditën në shtëpi ne po ju japim disa ide.

Pse të mos përfitojmë nga këto ditë për t’iu përkushtuar me qetësi dhe durim veshjeve tuaja. Kështu që sistemoni gardërobën tuaj gjatë kësaj kohë që jeni të detyruar të qëndroni në shtëpi.

Ja 4 hapa si të organizoni gardërobën tuaj në mënyrë përfekte: Si të rregulloni veshjet: para se të largoheni … Shtrojini vetes këtë pyetje, më pas kalo në hapin tjetër. – Çfarë kam tashmë, cilat janë rrobat “dublikatë”?

Mbani në mend se 80% të kohës ne veshim vetëm 20% të asaj që zotërojmë. – Pse e mbaj këtë veshje dhe pse mendoj se do të jetë e dobishme për mua herët a vonë? Pse ishte e shtrenjtë? Pse ka një vlerë afektive?

Është për raste të mëdha por kurrë nuk e përdor? Si të rregulloni veshjet: gjithçka jashtë! Merrni të gjitha rrobat nga dollapët, kutitë dhe të gjitha vendet e tjera ku i vendosni.

Përgatitni disa çanta për të ruajtur ato që vendosni të mos i mbani dhe varëse rrobash ku të rrinë përsëri në rregull.

Ju me siguri do të keni më shumë rroba nga sa keni nevoje vërtete. Si të rregulloni veshjet: momenti i “përzgjedhjes” Shikoni rrobat tuaja sikur të ishin rroba të reja që do të blini në një dyqan dhe pyesni veten: – Më rri mirë? A është madhësia e duhur? A e përmirëson pamjen time? – A është në gjendje të mirë? A është një ngjyrë që unë e dua? A ndihem e lumtur kur e vesh? – Sa herë e kam veshur atë në 12 muajt e fundit (a e kam veshur ndonjëherë kohët e fundit?!) Kështu që bëni një zgjedhje bazuar në përgjigje.