21:00 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Si të parandaloni ngjitjen e qimeve të flokëve në krehërin tuaj

Një truk i thjeshtë si të parandaloni ngjitjen e qimeve të flokëve në krehërin tuaj

Të gjithë kemi nevojë të krehim flokët çdo ditë që të dukemi bukur dhe t’i mirëmbajmë ato. Duke pasur parasysh se sa herë përdorim krehërin, nuk është aspak çudi se me kalimin e kohës qimet mund të grumbullohen në krehër. Pastrimi i krehërit është një punë e përditshme, e lodhshme, madje shumë e pakëndshme.

Por, një blogere shumë e zgjuar, me anë të një video shumë të thjeshtë ka zbuluar një truk shumë efektiv për ta lehtësuar punën e pastrimit të krehërit.

Ja se çfarë duhet të bëni:

Merrni një faculetë të thatë, tërhiqeni duke e shtrirë dhe vendoseni në sipërfaqe të krehërit duke e shpuar deri sa të zë vend pëlhura në thellësi të krehërit.
Krehni flokët ashtu siç keni bërë rregullisht edhe pa faculetën.
Pasi të keni përfunduar me procesin e të krehurit, thejshtë hiqni faculetën dhe hudheni.
Shihni videon më poshtë të postuar nga blogerja Iram, e cila zbuloi këtë truk duke e demonstruar:

Përfitimet nga ky truk i krehërit:

Kjo faculetë mundëson pastrimin e lehtë të qimeve. Pasi flokët të grumbullohen brenda saj, ju thjeshtë e largoni nga krehëri së bashku me qimet.
Nëse përdorni faculetë të lagësht, flokët tuaj do të kenë aromë të mirë, madje edhe nëse nuk i keni larë ato.
Meqenëse faculetat tharëse përdoren për të shkarkuar elektricitetin statik në lavanderi, ato gjithashtu mund të bëjnë të njejtën gjë edhe për flokët – që nënkupton zbutjen e skajeve të qimeve dhe më pak rënie të flokëve.