16:57 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Si të pastroni atletet e bardha

Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse të të sheshtave, mund të numërojnë disa palë të tilla në shtëpi, në modele e materiale të ndryshme. Ndonëse janë praktike, të lehta për t’u kombinuar me gjithçka, atletet e bardha “janë të vështira për t’u mbajtur” ! Pas disa të veshurash, ato marrin një hije gri, lidhëset ndoten dhe atletet e bardha thjesht nuk ndrijnë më. Para se t’i fusni në lavatriçe e t’i prishni, lexoni më poshtë të gjitha truket që duhet të dini për të pastruar atletet e bardha, cilido qoftë materiali i tyre.

Përpara se të filloni pastrimin e këpucë, hiqni lidhëset dhe mos harroni t’i lani dhe ato. 
Metoda e parë: 
Ajo që ju nevojitet është: 1 lugë çaji sode buke, 1/2 lugë ujë i oksigjenuat 1/2 lugë gjelle ujë të ngrohtë dhe një furçë e vjetër dhëmbësh. 
Përzienni përbërësit së bashku, dhe me anë të furçës pastroni atletet (qoftë pjesën e gomës qoftë atë copës). Lërini për 30 minuta dhe më pas shpëlajini me ujë të ngrohtë.

Uji i oksigjenuar është një zbardhues që nuk përmban klor, i cili, kur kombinohet me sodden e bukes, formon flluska që mund të pastrojë njollat .

Metoda e dytë
Mbushni një legen me ujë dhe detergjentë të lëngshëm dhe zhytni atletet. Kryesisht në këtë mënyrë lahen atletet prej lecke që mund të thahen më lehtë sesa atletet sportive. Shpëlarja duhet bërë me ujë të ftohtë dhe të rrjedhshëm që kur të thahen mos të mbeten njolla të verdha në copën e atletes.


Metoda e trëtë
Pastroni atletet me pastën e dhëmbëve. Me një furçë të vjetër që s’e përdorni më, fshini pjesët më të ndotura të këpucëve, por shmangni materialin e leckës. Kjo metodë është vetëm për gomën e atleteve.


Metoda e katërt 
Një pastrues thonjsh me bazë acetoni vepron shumë mirë gjithashtu. Holloni një sasi të vogël açetoni me ujë dhe me një pambuk fshini pjesët ku atletet janë bërë pis. 
Metoda e pestë 
Aplikoni vazelinë për 5 minuta e më pas fshijini atletet me një leckë të lagur ! Do të shihni që atletet do të jenë të bardha sikur sapo i keni blerë. Kështu mund të pastroni materialin e lëkurës.