07:33 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Si të pastroni hekurin për hekurosje

Ndoshta ju ka ndodhur pothuajse të gjithëve se paku njëherë.

Kur ju është kapur diçka hekurit për hekurosje, mos përdorni kripë përndryshe do e dëmtoni.

Por, zgjidhja e sigurtë është shumë e thjeshtë dhe e lehtë, transmeton Indeksonline.

Gjërat që ju duhen janë sode buke, uthull dhe ujë të ngrohtë.

Fillimisht, sodën e bukës e hedhim në ujë të ngrohtë dhe e përziejmë mirë derisa të bëhet një mase.

Pastaj, këtë masë e aplikojmë në sipërfaqen e hekurit.

E lëmë kështu një orë dhe më pas e fshijmë, ku në fund aplikoni uthull dhe do gëzoheni me rezultatet./Indeksonline/