08:31 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Si të rrisim thonj të gjatë e të bukur?

Duar të bukura, për një femër është një nga gjërat më të rëndësishme. Janë pikërisht thonjtë ata që i japin theksin bukurisë së duarve tona. Mund të kemi një bazë të mirë thonjsh, por ata përsëri nuk rriten si duhet. Këtu keni të disa këshilla kyçe.


Pasi t’i keni rritur në mënyrën e duhur thonjtë, mund t’i zbukuroni ata me manikyr, të eksperimentoni me dizenjo duke filluar me të thjeshta e më pas me dizenjo dhe tekstura më komplekse.


Më parë, duhet të forcohen nga përbrenda. Për këtë keni nevojë për kalcium dhe vitaminat A dhe E. Thonjtë e brishtë s’janë vetëm shenjë e mungesës së kalciumit, por edhe që janë të dehidratuar. Është e nevojshme që duart të hidratohen herë pas here me krem, po ashtu edhe thonjtë. Ka madje produkte të veçanta me përmbajtje vajore, që janë vetëm për lyerjen dhe hidratimin e thonjve.


Forcojini thonjtë me jod – aplikohet tek rrënja e thoit dhe thithet plotësisht prej tyre. Mënyra më e mirë e yshqyerjes së trupit me jod, është pikërisht me këtë metodë, prej thonjve.


Përdorni dorashka plastike kur bëni punët dhe shmangni kontaktin e duarve me pastrues të ndryshëm. I bëjnë thonjtë të brishtë dhe i petëzojnë (copëtojnë) ata. Mos ua vini veshin përrallave të detergjentëve me mbrojtës për duart, janë njësoj si gjithë të tjerët dhe në fund të gjithë rekomandojnë larjen e menjëhershme të duarve pas kontaktit me to. Aplikoni krem ose vaj sa herë lani enët ose duart. Mos e hiqni asnjëherë manikyrin me thonj ose sende metalike, përveçse me solucionin përkatës të zgjedhur mirë. Mos i hani kurrë thonjtë, mos i prisni lëkurat rreth tyre, mos i lani rrobat ose enët me ujë të nxehtë.