09:28 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Si të rrisni produkte organike edhe në hapsirën më të vogël të shtëpisë suaj

Mënyra kryesore sesi të rrisni produkte organike në hapsirën e shtëpisë suaj është të keni dëshirën për ti rritur ato. Sigurisht një hapsirë e madhe është më favorizuese, por edhe një e vogël nuk na penalizon.

Ekziston një metodë alternative e mbjelljes që duket se po fiton popullaritet dhe ka një numër të madh përfitimesh.

E kemi fjalën për kopshtin vertikal!
Kopshtari në shtëpi po bëhet gjithnjë e më shumë popullor këto ditë duke u përpjekur për të qëndruar larg nga perimet dhe frutat OMGJ. Frutat dhe perimet e freskëta janë më të shijshme dhe më të lira se ato që mund të blini në dyqane ushqimore.

Kopshti vertikal është i dizajnuar që të mbjellë më shumë bimë në një hapësirë ​​shumë të vogël, duke i mbushur në mënyrë vertikale, perimet e mbjella në majë të njëri-tjetrit. Kjo metodë ka shumë përparësi për llojet tradicionale të kopshtarisë. Provojeni edhe ju!/Shije.al