16:25 / E Diele, 20 Shtator 2020

Si të rritni qërpikët vetëm me vazelinë?

A nuk jeni të kënaqur me gjatësinë e qërpikëve tuaj? Lexoni këtë artikull se si të rritni qerpikët me vetëm këtë përbërës. Një metodë mjaft e thjeshtë që mund ta përdorni shumë lehtë dhe do të shihni efektet e saj shumë shpejt…

Mënyra më e mirë për të aplikuar vazelinën në qerpikë është të keni një brushë me të cilën aplikoni maskarën. Merrni një brushë të maskarës e cila iu është shpenzuar dhe pastrojeni mirë me ujë të ngrohtë dhe shampoo.

Më pas pastrojeni fytyrën tuaj mirë nga grimi. Kështu vazelina do të ketë efekt më të madh në rritjen e qerpikëve.

Përzieni pak vazelinën me majën e gishtit që të shkrihet më lehtë. Më pas futeni brushën e maskarës në vazelinë që të mbuloni qerpikët. Aplikoni në qerpik shtresë të lehtë. Aplikojeni në mënyrën e njëjtë që aplikoni edhe maskarën.

Por para se të provoni këtë, bëjeni një test në dorë që të kuptoni nëse jeni alergjik apo jo ndaj vazelinës.