20:19 / E Shtunë, 02 Janar 2021 / B O

Si të shisni një Ford Focus të vjetër: Videoja e amerikanit u bë virale

Meqë teknologjia moderne dhe interneti janë kudo rreth jush, atëherë kufiri i asaj që mund të arrini ka të bëjë me imagjinatën tuaj.

Se reklamat për një veturë të përdorur nuk duhet të jenë të mërzitshme, ka treguar një amerikan, pronar i një Ford Focusi.

Amerikan John Gorky vërtet u përpoq të paraqiste makinën e tij para blerësve në mënyrën më të mirë. Për këtë qëllim, ai krijoi një video sipas modelit që bëjnë kompanitë e mëdha për të shitur veturat e reja.

Videoja shpejt u bë virale dhe tërhoqi vëmendje të gjerë. Por, çështja është nëse Gorky do të arrijë ta shesë veturën e vjetër 10-vjeçare me gati 200.000 km të përshkuar për shumën që e kërkon – 5.999 dollarë.