20:46 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019

Si të shkoni nga brune në bjonde pa i shkatërruar flokët

Emilia Clarke, Emma Roberts, Scarlett Johansson, Beyoncé dhe së fundi Katy Perry: Thuajse të gjitha artistet e Hollyëood-it kanë eksperimentuar me flokët dhe ndryshimi më drastik duket të jetë kalimi nga brune në bionde.

Nëse jeni duke konsideruar ta bëni këtë ndryshim për herë të parë, ka disa gjëra që duhet të dini paraprakisht për të minimizuar dëmin që mund t’i shkaktohet flokut gjatë  procesit.  Gjithçka duhet të dini para se të bëni këtë transformim!

Mënyra më e zakonshme për të ndryshuar ngjyrën e flokëve nga  kafe në bjonde është të bëni një proces të dyfishtë, që përfshin nxjerrjen e bazës ose ngjyrën natyrale përpara se ta dekoloroni.

Nëse jeni brune natyrale që po përpiqeni të shndërroheni në një  bjonde, një proces i vetëm nuk do t’ju zgjidhë punë,  sepse duhet  mbuloni ngjyrën tuaj natyrale më parë.

Mënyra të tjera për t’u bërë bjonde përfshijnë nxjerrjen e pjesshme ose të plotë të ngjyrës suaj natyrale përmes teknikës  balayage ose ombré!  Kjo metodë nuk e dëmton flokun aq sa lyerja  sepse në  vend që boja të aplikohet  në të gjithë kokën nga rrënja në majë, përdoret vetëm në pjesë të caktuara të flokëve tuaj .

Hapja e ngjyrës së flokëve shkakton që kutikulat  e çdo fije floku të zgjerohen, gjë që padyshim do të dobësojë boshtin. Prandaj është veçanërisht e rëndësishme që parukierja  juaj të përdorë produktet e duhura gjatë lyerjes së flokëve.  

PË ÇFARË DUHET TA PYESNI SPECIFIKISHT ?

Ejani në sallon me një ide të qartë ose më mirë me një foto (ose dy ) të ngjyrës dhe tonit që shpresoni të arrini! Kjo do të ishte më mirë se shpjegimi me fjalë sepse “fjalori i biondeve” i ngjyrave është shumë i gjerë dhe e sigurtë që çfarë quan ti mjaltë për shembull nuk e quan parukieri.

Kur kërkoni për fotografi, përpiquni të shikoni për shembuj të njerëzve që kanë tone të ngjashme të lëkurës (dhe ngjyrës së syve) si ju. Kjo do t’ju ndihmojë të keni një ide më të qartë sesi mund të duket rezultati final tek ju.

Gjithmonë të pyesni stilistin tuaj, “Çfarë mund të bëjmë realisht në një ditë?” Bjonde nuk mund të behesh për dy orë, ndaj jini realistë dhe mos i strapaconi flokët ! Proceset mund të kërkojnë disa orë apo ditë, ndaj kini durim, derisa të arrini ngjyrën që dëshironi.

PËRPARA SE TË SHKONI NË SALLON

Ekspertët këshillojnë të mos i lani flokët për të paktën dy ditë. Yndyra natyrale e krijuar në skalpin e kokës dhe flokë do të minimizojë dëmtimin nga boja.

Mbajini larg duart nga koka. Çdo kruarje apo prekje shkakton rritim në skalp.

SHËNIM: Flokët bjondë kërkojnë kujdes më të madh sesa flokët në ngjyrë natyrale si kafe.

Sigurohuni që produktet të jenë specifike për flokët bionde  si për shembull shampoja lelja e cila nuk lejon atë pigmentimin e kuq apo portokalli të flokëve.

Përdorni maska me proteina për të ushqyer flokët dhe e mira është t’i lani flokët me ujë të ftohtë për të  ruajtur ngjyrën e bukur të artë.

Përdorni prajt mbrojtës para se të dilni në diell dhe shmangni sa më shumë produktet e nxehta stilueso.