07:31 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Si të shpëtojmë një herë e mirë nga qimet e rritura nën lëkurë

A keni parë disa si puçra në lëkurën tuaj që dalin herë pas here, por nuk duken si akne? Është e mundur që të jenë qime nën lëkurë. Me siguri që për të gjithë janë një surprizë e keqe dhe e papritur! Më shpesh ato dalin në fytyrë, këmbë, sqetull apo zonën e bikinit. Mos u shqetësoni pasi nuk janë të dëmshme për shëndetin por thjesht të bezdisshme. Në këtë artikull do të gjeni se çfarë i shkakton ato dhe disa nga arsyet pse shfaqen:

Mos përdorimi i solucioneve të caktuara për heqjene qimeve: Nëqoftëse nuk përdorni diçka për të zbutur lëkurën tuaj atëhere brisku do të forcojë pjesën e mbetur të qimeve dhe kjo çon në daljen e tyre nën lëkurë.

Veshjet e ngushta: Nqs vishni xhinse të ngushta ose bluza etj, qimet do të detyrohen të ndryshojnë drejtimin e rritjes së tyre.

Përdorimi I piskatores: Ka shumë raste kur piskatorja nuk i nxjerr qimet me rrënjë por thjesht I këput ato. Një opsion është lazeri, i cili mund ti rrallojë ato përkohësisht.Mos pastrimi i mirë në zona të caktuara: Lëkura e vdekur mund të bllokojë pjesën e qimeve në trup dhe për këtë arsye ato rriten nën lëkurë.