09:00 / E Diele, 24 Maj 2020 / indeksADMonline

Si të shpëtoni nga acarimi i lëkurës pas depilimit me brisk

Depilimi me brisk, tog-fjalëshi më i diskutuar në muajt në vazhdim. Sado të kujdesshme të tregoheni kur depiloheni me brisk, ekziston shansi që lëkura të irritohet. Sigurisht, diçka e tillë ndodh ditën para se të niseni për plazh.

Sidoqoftë, irritimi i lëkurës nga brisku nuk shkaktohet nga fati i keq. Në fakt, shkaktohet nga tekstura dhe mënyra si rritet qimja në zonën e trupit që depilohet me brisk.

Irritimi i lëkurës shkaktohet nga një reagim inflamator kur qimet e rruajtura tentojnë të ridalin në sipërfaqe, por pengohen nga shtresa e lëkurës. Qimja përdridhet në vetvete nën lëkurë dhe shkaton toptha të vegjël për çdo folikul të bllokuar.

Mënyra më e thjeshtë për të mbajtur lëkurën të butë pas depilimit me brisk është aplikimi i një kremi me hidrokortizon, që mund të blihet lehtësisht në farmaci. Një krem me acid salicilik vepron njësoj.

Gjithashtu, në dush, përdorni sfungjerë ose rrjeta që i ndihmojnë qimet nën lëkurë të dalin më lehtësisht në sipërfaqe. Gjatë depilimit, rrëshqiteni briskun – i cili duhet të jetë i ri dhe me shumë tehe – në drejtim të rritjes së qimeve.

Pas depilimit, aplikoni kremin e trupit që përdorni zakonisht.