18:40 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Si të shpëtoni nga flokët e djegur prej dekolorimit, supermaska që nuk ua tregojnë kurrë parukieret

Sa herë ju ka ndodhur të pendoheni për ngjyrën e flokëve dhe t’i mbini parukieres në vendin e punës pothuajse çdo ditë? Me siguri me dhejtëra herë, nuk ka rëndësi nëse jeni besnike e të njëjtës ngjyrë flokësh prej vitesh apo u pëlqen të eksperimentoni, dëshira për të ndryshuar u ndodh të gjithave.

Por para se të kaloni tek një ngjyrë e re duhet të dekoloroni flokët, proces shumë i dëmshëm që i çon flokët në gjendje gati të vdekur, pa jetë e pa shkëlqim. Në qoftë se sapo keni bërë dekolorimin e radhës dhe flokët janë të ashpër si furçë teli dhe bien tufa-tufa, kjo është maska e duhur që ju nevojitet. Bëhet fjalë për një trajtim natyral në kushte shtëpie që u kthen flokëve shkëlqimin dhe i bën të shëndetshëm është pa asnjë kosto. 


Përbërësit:1/2 gotë qumësht, 1 lugë gjelle mjaltë organik, 1 banane e pjekur mire dhe 10 pika vaj lajthie.


Përgatitja: Ngrohni fillimisht qumështin dhe pasi ta keni hequr nga zjarri, shtoni bananen e shtypur dhe mjaltin. Përzieni masën për disa minuta derisa mjalti të tretet dhe më shtoni pas vajin e bajames. 
Vendosni maskën e përgatitur në flokë dhe masazhoni rrënjët me mollëzat e gishtave dhe pastaj pjesën tjetër të flokëve. Lëreni të veprojë për rreth 20 – 30 minuta dhe në fund lani flokët me shampon e zakonshme.